Mjeku jep detaje mbi gjendjen e nxënësve që përfunduan në spital: Po kryhen analizat….

0
97

Disa nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier raportohet se kanë pëfunduar në spital pë shkak se janë asfiksuar nga tymi, ndërkohë që po zhvillonin një reaksion kimim në laboratorin e kimisë.

Mësohet se 6 nxënës kanë dalë nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Mjeku reanimator në Spitalin e Fierit Kliton Gjerazi ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka dhënë detaje mbi situatën e nxënësve të asfiksuar sot në gjimnazin ‘Janaq Kilica’ në Fier.

Sipas mjekut situata e nxënësve është e mirë dhe nuk kanë asnjë problem për shëndetin.

“Janë kryer radiografitë pulmonare që rezultuan pa probleme për nxënësit ndërsa po kryhen analizat bio kimike për të zbardhur shkakun e mbytjes dhe kollës së nxënësve”- deklaroi mjeku.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:10, në lagjen “Kastriot”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje.
Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjeksor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraprakisht nuk dihet kush ka qënë shkaku i kësaj situate.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrathanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here