Bozdo i vendosur: Një qytetar i mirë duhet të jetë prezent më 2 mars…

0
107

Anëtari i Kryesisë të PD-së, Eno Bozdo, deklaron se një qytetar të mirë duhet të jetë prezent më 2 mars. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Bozdo tha se nuk e di sa do jetë pjesëmarrja në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës por se duhet që qytetaria të veprojë.

“PD nuk është organizatore. Është e kuptueshme që kauza që lidhen drejtpërdrejt me jetën e të qytetarëve ndjehen më shumë. Për këtë nuk di. Një qytetar i mirë duhet të jetë prezent atje. Jo për partitë opozitare, jo për presidentin por për kauzën e drejtë. Besoj që do ketë pjesëmarrje. Mua si Eno më intereson jo thjesht shifra por që qytetaria të veprojë”, deklaroi ai.

Sa i takon opozitës ai tha se “la pak gjasa që PD të angazhohet në protesta deri në çastin e mbarimit të reformës zgjedhore”. “Afati i fundit është 15 marsi. Është ajo që e kanë kërkuar ndërkombëtarët, opinioni publik”, tha ai.

Bozdo foli edhe për zgjedhje të parakohshme dhe mundësinë ndërhyrjes së faktorëve të tjerë për kompromis.

“Nuk i shoh shanset tek maxhoranca aktuale. Unë besoj që PD sot ka dy aleatë të cilët 6 muaj më parë, 8 muaj më parë, 1 vit më parë i ka pasur pjesërisht ose nuk i ka pasur fare. Ka opinionin publik, është opinioni i faktorit ndërkombëtar, i cili jo më larg se pranvera e 2017, akuzat tona për krim në vendet më të lartë, për korrupsion dhe për drogën i është përgjigjur në atë kohë me shumë skepticizëm sepse mendonte se ishte pjesë e luftës politike.

Në fund të ditës nëse do shkojmë në zgjedhje të parakohshme ose jo besoj se ka dalë dhe nga tagri apo kufijtë e maxhorancës dhe besoj se faktorë të tjerë do ndërhyjnë për t’i dhënë një zgjidhje me kompromis. Qeveri tranzitore, është pjesë e asaj që PD ka kërkuar dhe shpresojmë të realizohet”, deklaroi Bozdo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here