Gra, nxirrni kanunin sepeteve harruar!

0
144

Nga: Zhaneta Barxhaj

Kemi vite që dergjemi nën stuhi dhune. Ne, gratë e këtij vendi të helmuar. Ne, nderi dhe piedestali i burrërisë së harruar. Nuk ka qenë kështu gjithmonë, mos të guxoj njeri të mendoj se këto troje nuk dinë ta respektojnë gruan, që shqiptarët janë të tillë. Jo, paraardhësit tanë, që në Ilirinë e lashë e bënë mbretëreshë një grua, ata i lejonin në kuvendet e tyre me të drejta të barabarta, me ide emancipuese të së drejtës së fjalës, punës e seksit pa asnjë nga paragjykimet, që edhe në botën e civilizuar sot, u farkëtuan vonë. Pikërisht atëherë kur kultura otomane ne na shpërfytyroj, bota niste zhvillimet. Por, edhe atëherë ne patëm mburojën tonë “ Kanunin”. Atë që e mbulojnë se duan ta zhdukin, atë që lidh fijet tona me identitetin tonë historik.

Kanuni, identiteti ynë i harruar, vërtet në dukje ishte i ashpër, burrat jashtë duhet të dukeshin sundues e zot të grave të tyre, por me sa delikatesë trajtoheshin në familje. Ndalohej vrasja e grave dhe fëmijëve edhe në rast gjakmarrjeje, e nëse ndodhte merreshin 7-të jetë në këmbim. Vetëm ky fakt tregon sesa e paprekshme ishte gruaja, pavarësisht se burri ishte zot.

Nderi i tyre i cënuar lahej vetëm me gjak. E as nuk mendohej të përdhunohej një femër. Se gjithë zona do ngrihej e do e vinin në shënjestër të pushkës. Nje kod ligjor i tillë që respektohej aq sa edhe bibla, bëri që ky grusht njerëzish të mbijetojë kundrejtë gjithë uzurpimit pushtues të ligjeve dhe traditave. Nuk mund të konceptohej kjo heshtje, ky mos reagim i vetë familjes dhe gjithë shoqërisë, ndaj përdhunimeve dhe vrasjeve të grave në mënyrë kaq masive, çdo ditë, çdo orë! Tmerr!

Ne duhet t’i rikthehemi kanunit, si fija që mund të na rikthejë tek vetvetja, si prova e gjallë, që ka mundur të na mbajë bashkë e të jetë rregulluesja më e mirë e marrdhënieve shoqërore, më e suksesshme se mijëra ligje e konventa të kohëve moderne. Askush nuk i respekton ligjet e aq më pak ligjëvënësit në këtë vend që po zhduket, po shpopullohet e po degradohet moralisht. Askush nuk betohet sot para ligjit si dikur para kanunit. Këta nuk jemi ne, janë qindra fije pushtuese të jashtme si armiq e të brendshme si tradhëtar, që na kanë futur në një metamorfozë të frikshme pa kthim. Ju, që ju vrasin motrat, bijat, gratë, ngrihuni dhe thyejini ligjet që ju zhburrërojnë me heshtje dhe pritje të zërit të drejtësisë që nuk ekziston.

Drejtësia jemi ne! Ngrihuni vendosni kanunin si mburojë përpara dhe mbroni familjen tuaj, tokën tuaj, të drejtat që zoti ua ka dhëne që në lindje! Askush nuk do e gjykoj pushkën tuaj në krisje ndaj të drejtës! Mos heshtni si të ishit të ardhur prej sorrës, ju vini prej shqiponjës e duhet të fluturoni tek rrënjët tek identiteti i harruar faqeve të kanunit hijerënd! Ndryshe mos e quani veten shqiptarë e as ilirë, se jeni faqja më e turpshme e historisë së tyre! Gra, luftoni për të mbrojtur e mbështetur njëra- tjetrën jo me organizata hajdute, por me shpirt, me zemër, me shtërngim duarsh! Gra, nxirrni kanunin nga sepetet harruar dhe luftoni për të drejtat e mohuara, luftoni duke ua mësuar djemve tuaj, sesi duhet respektuar një grua!
Kjo ēshtë detyra jonë, përballë vetes, fëmijëve, të ardhmes, derisa kjo tokë të lind sërish burra!

P.s. Kur vrasja kthehet në institucion, pushka është detyrë legjitime. Nuk ndalet dhuna me llogje, por me masa konkrete. Gra! Ruajuni! Burrecat nuk njohin ligje as kanune, as ata që i bëjnë e as ata që duhet t’i zbatojnë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here