Koronavirusi/ Shehu paralajmërim të frikshëm: Qeveria është e vonuar, nuk ka as maska të thjeshta! Ka rrezik serioz…

0
98

Ish-minsitri i Shëndetësisë, Tritan Shehu tha se masat në Shqipëri do duhej të ishin marrë një muaj më parë, ndërsa përmendi mungesën e theksuar të pajisjeve parandaluese si për stafet mjekësore, ashtu edhe për qytetarët.

“Këtu po bëhet propagandë, Rilindja tregon se nuk ka asnjë rrezik, kur në fakt ka rrezik sepse fqinjët tanë kanë pasur një numër të konsideruar rastesh por edhe në deklaratën e drejtuesit të OBSH-së që thotë se bota po shkon drejt një pandemie. Fakti është se qeveria shqiptare është mjaft e vonuar në marrjen e masave, është vonuar 40 ditë në ballafaqimin me këtë epidemi. Është prova më e madhe e një vendi ballafaqimi me epiemi të tilla. Kërkohen politika shëndetësore të cilat organizojnë shërbimin shëndetësor, që bëjnë të mundur përballjen me këto probleme. Rilindja bën show, nuk ka maska as në spitale, sidomos periferitë janë pa maska të thjeshta, nuk ka mjete për raste të tilla për t’u mbrojtur por edhe për të trajtuar të sëmurët. Kemi një kujdes parësor skarco me hapësira bosh, kemi mjekë dhe infermier të nënpaguar, kemi një mungesë të fondit të emergjencës. Ky fond duhet të jetë së paku 30 milionë euro. Është detyrë ligjore të bësh transparencë, nivelin e organizimit. Planet duhej të ishin një muaj e gjysmë para, për mua gjërat u morën me shumë mendjelehtësi, kjo nuk është përgjegjësi e mjekëve dhe e specialisteëve.

Këta ngatërrojnë konceptet e karantinizmit dhe vetëkarantinizmit, problemi shtrohet për karantinë sepse është përgjegjësi e autoriteteve, ndërsa vetëkarantinizmi është zgjedhje. Unë them që ne duhet të marrim masa, Italia ka një sukses të jashtëzakonshëm pavarësisht momentit të parë të shpërndarjes ku doli nga kontrolli. Vetëm një rast të ri kemi në Palarmo, por rastet janë kufizuar sepse u udhëhoq një praktikë aktive, terapi shumë moderne. Të tjerat janë në terapi të zakonshme në spitale shumë të izoluar. Dhe karantinat janë ndërtuar brenda repartevbe ushtarake me të gjitha kushtet që të mos ndodh asnjë incident”, tha Shehu./Fax News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here