Gjithë këto viruse vërdallë, ekonomia shqiptare në ‘vdekje klinike’

0
122

Gjithë këto viruse po na vijnë vërdall, e megjithëse nuk raportohet për asnjë të prekur zyrtarisht, një pacient po e pëson keq në shtratin e të sëmurëve klinikë…ajo është ekonomia shqiptare.

E shtruar prej më shumë se 5 vitesh në reanimacion, duket se shëndeti i saj vazhdon e përkeqësohet duke i rezikuar kështu ehde ‘jetën’.

Në kartelë kuptohen lehtas shkaqet e sëmundjes, korrupsioni, PPP-të, tenderat, informaliteti, dhe vjedhja e fondeve janë të ‘këqijat’, që i kanë rënë për pjesë këtij ‘pacienti’.

E si për të mbajtur frymën gjallë, po dendet me sërume të cilat kanë në përbërje, borxhe, kredi, ndihma, gjoba, sekuestrime dhe taksa.

Mësohet gjithashtu nga burime të sigurta, se mjeku përgjegjës i këtij sektori, Arben Ahmetaj, është duke e vizituar për herë të fundit pacientin para se të largohet për në Gjermani në kërkim të kushteve më të mira të punës e jetesës, si shumë kolegë  të tjerë të tij.

Për shëndetin e pacientit edhe Zëri Amerikës ka publikuar disa të dhëna:

“Ekonomia shqiptare është duke kaluar një periudhë të vështirë, ku rritja ekonomike pritet të tkurret ndjeshëm, investimet vendase dhe të huaja janë në rënie dhe ku deficiti dhe borxhi vazhdojnë të mbeten në nivele kritike, bashkë me disnivelin e eksport-importeve”.

Ne i urojmë shërim të shpejtë e ta ngrejë kokën sërish, deri atëherë mbrohuni nga viruset verdallë…!!!

*Karikatura nga Kosta Raka

Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here