Konferenca e Donatorëve/ Ironi therëse nga Kapexhiu: Kur fluturon me…borxhe

0
134

Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t’u ringritur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë nga godinat e rrënuara e të dëmtuara. Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro, ndërsa Komisioni Evropian 15 milionë. Këto janë grante, dhuratë dhënë qeverisë shqiptare për t’i shfrytëzuar në procesin e rindërtimit. Për këtë proces, Komisioni evropian do të sjellë në Shqipëri një grup ekspertësh të cilët do të monitorojnë dhe mbikëqyrin transparencën në mënyrë që çdo cent i dhuruar të shkojë në ndihmë të shqiptarëve. Vetëm 265 milionë janë donacione për Shqipërinë, ndërsa pjesa tjetër janë hua që do paguhen përgjatë viteve nga shqiptarët. Për këtë karikaturisti I njohur Bujar Kapexhiu ka ironizuar kryeministrin Rama nëpërmjet një fotografie sikur është duke fluturuar me paratë e dhëna donacione.

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here