Këshilltari ligjor i Presidentit zbardh faktet e reja: Ja provat e cënimit të Kushtetutës

0
118

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur që provat e reja të cënimit të Kushtetutës nga kryetari i KED, Ardian Dvorani dhe jo vetëm sipas tij, t’ja lërë këshilltarit ligjor të tij, Bledar Dervishi.

Sipas Dervishit ndonëse u kërkua zbatimi i radhës për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, kjo procedurë nuk u ndoq.

“Prova e dytë; në 22 shtator, në faqen e Gjykatës së Lartë publikohen 4 vendimet e KED, për 4 vakancat. Këshilli vendosi miratimin e raportit dhe listën e kandidatëve për vakancën e shpallur nga presidenti, nga Kuvendi, nga presidenti dhe Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton kushtetuta dhe ligji. President-Kuvend, gjykatë e lartë. Në datën 15 tetor presidenti i Republikës, pasi mori informacion nga Kuvendi, emëroi listat. Presidenti i kërkoi Kuvendit që të shprehej për emërimin e gjyqtarit të dytë, e me radhë. Duke parë se Kuvendi kishte vendosur që ta shtynte afatin, që sipas Dvoranit do të kapërcente këtë afat. Presidenti ndërmori një akt administrativ dhe ja drejton kuvendit kryetarit Ruçi, avokates Ballanca, dhe tek kryetari Dvorani. Në këtë shkresë paraprake kërkonte rregullimin e situatës. Presidenti mbështetur në normat kushtetuese, ka vendosur të pezullojë procesin administrativ të listës dhe praktikës së plotësimit të vakancët, deri në zgjidhje të gjyqtarit të 2-të. Presidenti i kërkoi KED plotësimin e dokumenteve.”, tha Dervishi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here