Kryemadhi zbulon planin ‘marshall’ për 5 vite: Rama do të fusë dorën në xhepat tanë për 885 milion eurot kredi të Brukselit

0
91

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë Rama do të fusë dorën në xhepat e qytetarëve për kreditë 885 milion euro që do të marrë Shqipëria nga Brukseli.

Në një takim në Durrës Kryemadhi shprehet se Rama nuk ka asnjë meritë dhe thotë se kredia që do i vijë Shqipërisë do sjellë rritje të taksave të energjisë elektrike, ujit, karburanteve apo taksave bashkiake.

Në takimin e djeshëm në Bruksel ndërkombëtarët i ofruan nëpërmjet granteve dhe disa lehtësirave. Buzëqeshja e Ramës ishte shumë e madhe por ato nuk ishin as për Ramën as për politikën, por për shqiptarët.

Qytetarët e prekur sot qëndrojnë në çadra ose në qira shumë të shtrenjta, gati dyfish. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE është një respekt, mirënjohje por edhe përkrahje dhe solidarizim që të gjitha vendet e BE i dhanë shqiptarëve.
Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që do i paguajnë shqiptarët.

Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u cudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u cudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet.

Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t’i përdorur paratë për interesa të veta. është plani marshall i Ramës për 5 vite. Pse do e lëmë për 5 vite të pikturojë projektet e tij të bukura?”- tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here