“Testi i drogës domosdoshmëri për qeveritarët”/ “Shpërthen” deputeti: Zot na ruaj mendt…

0
152

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se testi i drogës është një domosdoshmëri për qeveritarët, deputetët e kryebashkiakët. Maliqi ka postuar në rrjet një video ku shfaqet Kryeministri Edi Rama në një moment nga debati i fundit në emisionin “Opinion”, ku aktroi pas pyetjeve të gazetarëve, e montuar me batuta lidhur me pamjen që “dhuroi” Kryeministri.

“Zoti na ruajt nga mendt! Testi i drogës domosdoshmëri për qeveritarët, deputetet dhe kryebashkiakët”, shkruan Maliqi.

Pak vite më parë kur diskutohej ligji pë dekriminalizimin, PD propozoi edhe testin e drogës për politikanët, por propozimi në atë kohë u kundërshtua fort nga mazhoranca qeverisëse që përbehej nga PS dhe LSI.

PD madje propozoi në Kuvend edhe dy amendamente, mbi mënyrën sesi duhej të kryhej testi i drogës nga ministra, deputetë, të zgjedhurit vendorë dhe zyrtarë të lartë, por nisma nuk u pranua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here