Shqiptari gëlltit kanabis pasi tentoi t’ja fshihte Policisë, por përfundon në pranga

0
93

Një sasi e konsiderueshme e marijuanës dhe kokainës është gjetur gjatë dy bastisjeve që me urdhër paraprak ka kryer Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës.

Bastisjet janë kryer në tri lokacione të ndryshme, por që dyshohet të kenë lidhshmëri me njëra tjetrën.

Gjatë bastisjes, në shtëpinë e nje personi në oborr të shtëpisë është futur edhe personi S.I. për të cilin po ashtu ka pasur mandat për bastisje. Personin në fjalë pjesëtarët e SPB Tetovë kanë identifikuar menjëherë, por gjatë kontrollit të tij, i njëjti në tentim fshehjeje, ka ngrënë/gëlltitur disa qese me marijuanë para policisë, pas çka edhe është arrestuar dhe dërguar në klinikat e Shkupit për intervenim për ruajtjen e shëndetit të tij dhe nxjerrjen e sasisë së marijuanës që ka gëlltitur në tentim për ta fshehur./Alsat

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here