IKMT njofton rinisjen e aksionit për shembjen e banesave te Unaza e Re, vjen reagim i fortë nga ish-deputeti…

0
119

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, bëri të ditur sot se banorët e Unazës së Re janë njoftuar nga IKMT-jka se ditën e hënë do t’u prishen banesat.

Balliu shprehet se këto shembje po ndodhin në një kohë kur për segmentin ku do të shemben banesat, punimet qenë anuluar dhe nuk ishte bërë asnjë tenderim i ri.

“Sot IKMT, e shoqëruar nga qindra forca Policie, është sulur në një mision totalisht të paligjshëm për të informuar se ditën e hënë shtëpitë në Lotin 2 në projektin famëkeq të Unazës, ku për 40 milion euro nuk u arrestua askush përveç banorëve, do të shemben.

Loti 2 është i anuluar dhe nuk është bërë një ritenderim, pra nuk ka as kompani as projekt, çka në fakt është e vërtetë për të gjitha lotet.

Por në rastin konkret, nuk ka as një tenderim të projektit. Pra thjesht bëhet fjalë për oreksin e pushtetarëve që të shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kullat e oligarkëve”, shkruan Balliu.

Në vijim ai thekson se me këtë veprim praktikisht shteti po vjedh shtëpitë për të pastruar paratë e drogës me Erion Veliajn, lavatriçen më të madhe të Europës.

“Ky është një akt i turpshëm barbar, që do të thotë se sot Shqipëria s’ka as ligj, as Kushtetutë dhe as shtet”, shprehet Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here