‘Tulla e fundit e Piramidës’/ Fuga: Hamë sapunin për fletë votimi!

0
132

Nga: Artana Fuga

Mendoni se një qytetar që për katër vjet nuk e pyesin politikisht për asgjë, që nuk ka pjesë në asnjë vendim-marrje, që nuk e dëgjon e as ja var kush,

do të kishte vërtet të drejtën të votojë në zgjedhjet parlamentare?

Kësaj i thonë që dikush të kishte ngritur të gjithë piramidën, dhe qytetari të vinte një herë në katër vjet t’i hiqte tullën e fundit!

E mendoni se në çfarë paradoksi jemi?

Prandaj nuk u bënë zgjedhjet e qershorit, prandaj blejnë votat, prandaj duan sa më pak zgjedhës në votime, prandaj sa më shumë emigrantë, prandaj nuk ka dysheme të pjesëmarrjes në votime për t’i quajtur të vlefshme zgjedhjet, prandaj nuk dalin para popullit individualisht të votohen, prandaj kjo e prandaj ajo!

Pa të drejta politike për qytetarin përgjatë të gjithë kohës, as mos presim se do të kemi të drejtë të votojmë lirisht!

Te na japim të drejtën e heqjes të tullës të fundit!

Hajde budallenj hajde!

Qeke trangëll ti me ! – më thotë një miku im tironc kur i them ndonjë budallallik pa dashje!!!

Hamë sapunin për fletë votimi!

Fotografia e Artan Fuga

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here