Dokumenti/ Zbardhet dëshmia e vëllait të Jan Prengës: Gramozi dhe Gentjani thanë “mos bëni gabim të luani gjërat”

0
67

Prokuroria tashmë e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të këtij viti si edhe rrethanat që çuan në këtë veprim. Shkaku lidhet me marrjen e një sasie prej 260 kilogramësh lëndë narkotike kokainë nga porti i Portsmooth-it në Britaninë e Madhe nga njëri prej vëllezërve të Jan Prengës, pikërisht Astrit Prenga dhe shokët e tij duke bërë që grupet kriminale të futen në lëvizje për të rimarrë mallin e tyre.

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e dhënë nga Anton Prenga në lidhje me rrëmbimin e vëllait të tij, në të cilën ai shpjegon para prokurorëve se çfarë di dhe çfarë ka folur me vëllain e tij Astrit Prenga dhe shokun e tij Gëzim Shullani.

Dëshmia e Anton Prengës:

Banoj në shtetin e Anglisë së bashku me familjen time. Aty kam një kompani ndërtimi me të cilën punoj. Gjithashtu në shtetin e Anglisë, unë kam edhe vëllezërit e mi të cilët quhen Astrit Prenga, Lek Prenga dhe Ndrek Prenga.

Ndërsa në shtetin Shqiptar unë kam dy prindërit e mi si dhe vëllanë tim të quajtur Jan Prenga, i cili është me banim në Kamëz me familjen e tij.

Në datën 17 janar 2020 rreth orës 13:30 deri në 14:30, kam qenë në punë në Londër dhe jam telefonuar nga bashkëshortja e vëllait tim Jan Prenga, e cila quhet M.Prenga, por unë nuk ia kam hapur telefonin, pasi nuk e kam dëgjuar sepse kam qenë duke punuar.

Më pas më ka telefonuar bashkëshortja ime e quajtur E.Prenga, e cila më ka treguar se kishte fol në telefon me nusen e vëllait tim, si dhe me babain tim, të cilët i kanë treguar se ishte rrëmbyer vëllai im i quajtur Jan Prenga, i cili më parë ka pasur emrin “Dod”, por e ka ndërruar kur ka emigruar në shtetin grek.

Më tej, Anton Prenga rrëfen se pas telefonatës i ka kërkuar vëllait të tij Astrit Prenga që ta takojë dhe shpjegojë se çfarë ka ndodhur me Janin.

Vijon Anton Prenga:

Kam kontaktuar vëllain tim Astrit Prenga, të cilit i kam thënë eja më tako dhe më trego se cila është arsyeja e rrëmbimit të vëllait tonë Jan Prenga.

Astriti pas dy orësh ka ardhur më ka takuar së bashku me një shokun e vetë të quajtur Gëzim Shullani, të cilin e kemi mik shtëpie.

Jemi ulur në një kafe afër shtëpisë sime dhe aty i kam pyetur edhe Astritin edhe Gëzimin se çfarë kishin bërë që kishte ndodhur rrëmbimi i vëllait Jan Prenga në Shqipëri.

Astriti së bashku me Gëzimin më kanë treguar se:” kishin grabitur një kontenier me lëndë narkotike të llojit Kokainë, përpara 2 apo 3 javësh dhe se kjo ishte arsyeja e rrëmbimit të Janit…”.

Unë i kam kërkuar shpjegime se si kishte ndodhur kjo vjedhje dhe ata më treguan se: ”…një shtetas Anglez dhe një shtetas Iranian, iu kishin kërkuar Astritit dhe Gëzimit të nxirrnin një kontenier nga Porti i “Smooth”-it, ku ata më kanë treguar se kontinjeri ishte I ngarkuar me banane, por aty gjithashtu kishte të fshehur edhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Astriti më ka treguar se kishte bashkëpunuar për të nxjerrë kontenjerin nga porti me një shtetas Rumun si dhe me një shtetas Shqiptar me emrin “Xhulian”, i cili është shok i Gëzimit dhe Astritit.

Xhuliani mesa më kanë treguar është nga zona e Bajzës në Shkodër.

Pasi ata kanë nxjerrë konteinerin nga porti, më kanë treguar se konteinerin e kishin çuar në një vend të sigurt dhe kishin grabitur sasinë e lëndës narkotike.

Gjithashtu, Anton Prenga tregon se Gëzim Shullani, vëllai i Astrit i kishte treguar se pas marrjes së sasisë së kokainës, disa shtetas rumunë kishin filluar të shisnin drogën në Londër.

Një javë pasi ata kishin grabitur sasinë e lëndër narkotike nga konteineri, Gëzimi më ka treguar se ishte kontaktuar me telefon nga shtetasi Gentian Lush Doçi, i cili është nga Dukagjini i Shkodrës.

Gentian Doçi i kishte thënë Gëzimit “të kthenin lëndën narkotike mbrapsht, pasi ishte e atij. Por, Gëzimi i ka thënë që nuk të njooh dhe nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Pas dy apo tre ditësh, shtetasi Gentian Lush Doçi ka telefonuar vëllain tim, të quajtur Ndrek Prenga, të cilit pasi i është prezantuar që jam Gentian Doçi nga Shkodra, i ka thënë “mos bëni gabim të prekni sasinë e kokainës pasi janë gjërat e mia dhe duhet të mi ktheni mbrapsht”. Ndreka i ka thënë “se unë jam në burg dhe do të flas me Astritin dhe Gëzim Shullanin. Do sqaron gjërat dhe më pas do të flasim sërish”.
Pas disa ditësh, vëllain tim Ndrek Prenga e ka marrë në telefon një shtetas që i është prezantuar me emrin “Gramozi nga Vlora”, ku i ka thënë Ndrekës “mos bëni gabim të luani gjërat (që nënkuptone mallin, lëndën narkotike), pasi janë gjërat tona.

Duhet të shpjegoj se Ndreka, ka patur në burgun ku ndodhet,një telefon celular me të cilin ka filluar të komunikojë me personin nga Vlora që duhej Gramoz. Ky person i ka treguar Ndrekës, se ndodhej në burg në Ekuador. Gramozi gjithashtu i ka thënë se sasia e prej 260 kilogram ishte e tija dhe disa personave të tjerë. Gjatë kësaj kohe Astriti dhe Gëzimi janë munduar të kontaktojnë me shtetasin Gentian Doçi, por nuk kanë mundur të komunikojnë.

Pas disa ditësh kanë folur sërish me Gentian Doçi që u ka thënë se “nuk kam më punë unë me këtë punë”. Disa ditë pas këtyre komunikimeve ka ndodhur edhe rrëmbimi ivëllait tim, Jan Prenga.

Anton Prenga tregon momentin kur ka folur me Astritin dhe Gëzim Shullanin për ti pyetur se çfarë bënë me drogën.

Unë kur kam qënë së bashku me Astritin dhe Gëzimin, i kam pyetur ata nëse ja kishin kthyer mbrapsht lëndën narkotike, por ata më thanë se nuk e kishin kthyer mbrapsht lëndën narkotike me pretendimin se nuk e dinin se e kujt ishte, e Gentjan Doçit, personit me emrin Gramoz nga Vlora apo ndonjë shtetasi tjetër.

Në datën 18 janar 2019, një ditë pas rrëmbimit të vëllait unë jam kthyer në Shqipëri, për tu interesuar për vëllain tim që më ishte marrë peng Jan Prenga.

Kur unë kam qënë në Shqipëri, Astriti më ka thënë se kishin komunikuar me shtetasin Gentjan Doçi, i cili ju kishte thënë se: …ju e dini se ku e kini vëllain, që nënkuptonte që ju më keni marrë lëndën narkotike dhe ne ju kemi marrë vëllain…”.

Po kështu pas rrëmbimit të vëllait ka hyrë në kontakte sërisht Gramozi, i cili ka komunikuar sërisht me Ndrekën të cilit i ka pohuar se: ”…unë e di se si janë gjërat, por unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj ju, pra vëllait juaj Astriti së bashku me Gëzim Shullanin, se do lirohet pengu…”,ç’ka nënkuptonte se duhet të kthenim pjesën e mallit që kishin marrë Astriti me Gëzimin.

Pasi kanë fol me Gramozin vëllai im Astriti së bashku me Gëzimin kanë kthyer sasinë prej 106 kilogramë lëndë narkotike në Londër, disa personave nga shteti i Polonisë të cilët i kishte dërguar Gramozi me Gentjan Doçin.

Unë nuk e di as vendin dhe as kohën kur ishte kthyer kjo sasi lënde narkotike, por për këtë më ka treguar vëllai im Astriti i cili më ka thënë që jua kemi kthyer gjërat si dhe 700 mijë paund për sasinë që Astriti me Gëzimin kishin prekur nga sasia totale e lëndës narkotike.

Ditën e mërkurë të kësaj jave mesa më kujtohej ka qënë data 22 janar 2020, është kthyer malli dhe po atë ditë Gramozi, ka kontaktuar në telefon me Ndrekën Astritin dhe Gëzimin dhe ju ka thënë se brenda dy orësh vëllai i marrë peng Jan Prenga do lirohet.

Pasi kemi pritur 2-3 orë dhe vëllai s’po lirohej të nesërmen ka fol vëllai im Ndreka me Gramozin dhe ai Gramozi, i ka thënë që s’ka mundësi që nuk ëhstë liruar. Më pas Ndreka është lidhur sërisht me Gramozin dhe ai i ka thënë se me njërin prej tyre kishte kontaktuar ndërsa me një tjetër nuk kishte kontaktuar ende, pasi ai kishte pirë mall dhe pa i dalë malli nuk kontaktojmë dot.

Gramozi, gjithashtu i ka thënë vëllait most ë shqetësohej se vëllai ishte shëndoshë e mirë dhe do të lirohet pasi ti dali malli personi që përmendi ai më lart. Pasi ka kaluar sërisht kohë dhe vëllai spo lirohej, vëllai im Ndreka ka kontaktuar sërisht me telefon me Gramozin dhe në këtë moment Gramozi, i ka thënë se më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre dhe i ka thënë vëllait se personat të cilët e kanë marrë peng apo kanë organizuar pengmarjen quhen Gentjan Lush Doçi, Gentjan Nik Bleta dhe një shtetas tjetër me emrin Korado Doda.

Gentjan Doçi është prej Dukagjini, Gentjan Bleta është nga Gruda e Shkodrës, ndërsa Korado Doda është nga Malësia e Madhe nga Shkodra. Sipas vëllait tim Ndrekës, Gramozi është ndier i fyer pasi Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda, i kishin dalë nga fjala dhe kjo ishte arsyeja që ai kishte treguar emrat e tyre. Gentjan Bleta së bashku me shtetasin Gramoz nga qyteti i Vlorës, kanë bërë burg së bashku në shtetin e Italisë përpara disa vitesh./ABCNEWS

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here