Basha pret në takim një delegacion nga Presheva e Bujanovci: Unifikimi i partive shqiptare, hap i domosdoshëm

0
102

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komunës së Preshevës, Armend Aliun, dhe kreun e Alternativës për Ndryshim në Bujanovc, Arbër Pajaziti. Nepermjet nje postimi ne Facebook Basha eshte shprehur se në takim jane diskutuar gjerësisht për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritahmëritë e tyre për të nesërmen.

Postimi i plote

Kënaqësi te prisja në Tiranë, z. Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti,kryetar i Alternativës per Ndryshim në Bujanovc.

U ndalëm gjerësisht në gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritahmëritë e tyre për të nesërmen. PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, duke i konsideruar si çështje prioritare dhe angazhohet për të dhënë kontribut thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare si hap i domosdoshëm për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të tyre dhe që zëri i tyre të forcohet e të jehojë më fort në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Pres me kënaqësi të vizitoj së shpejti personalisht Luginën e Preshevës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here