Ish-ministri i Ramës: Shteti ka informacione për çdo njeri, por prapë bën show me polici…Populli e ha…. kështu thonë!

0
88

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me operacionin anti-KÇK që ka shënjestruar automjetet që konsiderohen luksoze. Manjani shkruan se shteti ka informacione të bollshme për çdo njeri, e megjithatë prapë nxjerr në rrugë policin për verifikim.

“Sigurisht që e bën për show. Do ti thotë miletit se “po bëjmë namin”.

Për ligjet e shkelura ditën e natën, ska rëndësi. Populli e ha…. Kështu thonë…”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Shumica e automjeteve që janë sot në qarkullim blihen tek dyqane të rregjistruara në Shqipëri. Pra tek pika shitje të njohura ose tek koncensionarët.

Të gjitha automjetet kur blihen bëhen me akt noterial, ku shteti ka akses 24 orë.

Para se të bëhet akti noterial, merret një vërtetim nga instituti i barrëve siguruese.

Shumica e transaksioneve bëhen në bankë.

Çdo mjet, pavarësisht ku është blerë, rregjistrohet në rregjistrin publik të meteve tek DPSHTRR. Po aty bëhet kontroll fizik dhe targimi i çdo mjeti.

Të paktën një herë në vit mjetet që qarkullojnë verifikohen fizikisht për gjendjen e tyre.

Nga ana tjetër, çdo kush që ka të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë ka detyrimin të deklarojë të ardhurat.

Çdo shtetas shqiptar ka rekorde, madje biometrike, në rregjistrin e gjendjes civile.

Çdo përdorues mjeti ka të paktën një telefon celular në përdorim.

Pra shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri. E megjithatë prap nxjerr polic në rrugë për verifikim!!!

Sigurisht që e bën për show. Do ti thotë miletit se “po bëjmë namin”.

Për ligjet e shkelura ditën e natën, ska rëndësi. Populli e ha…. Kështu thonë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here