‘Po fitonim për fëmiljet’/ Dënohen tre shqiptarët, u kapën me kokainë…

0
97

Tre shqiptarë u dënuan nga një gjykatë në Bristol të Anglisë, pasi u kapën me kokainë me vlerë 500 mijë sterlina.

Denis Markeci, 29 vjeç; Endri Cena, 26 vjeç dhe Dorian Zili, 25 vjeç, u gjetën edhe fajtorë për përdorim të dokumenteve false.

Cena u dënua me shtatë vite, Markeci me 5 dhe Zili me gjashtë muaj.

Në makinën e Markecit u gjet fillimisht një kilogram kokainë me pastërti 54 përqind. Pas kontrollit në shtëpi, Cena tentoi të arratisej, por u kap dhe iu gjetën 4 kg kokainë me pastërti 63 përqind. Më vonë u gjet edhe një kg kokainë me pastërti 77 përqind.

Zili, që kishte lënë shtëpinë me një makinë Mercedes, u kap më vonë.

Avokati i Cenës tha se ai ka hyrë në Angli në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, Cena ishte i diplomuar, por fitonte më pak se 100 sterlia në muaj dhe po tentonte të dërgonte para në shtëpi që të ndihmonte familjen.

Edhe avokati i Markecit tha se ai ishte emigrant i paligjshëm që po tentonte të fitonte para që t’i dërgonte në shtëpi.

Zili tha se nuk kishte gjetur punë në Shqipëri, ndaj ishte në kërkim të një fitimi më të mirë që të ndihmonte prindërit e moshuar në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here