Denoncimi i Ndriçim Mehmetit: Në Mallakastër dy drejtoresha shkolle, anëtare të kryesisë së PS dhe komisionere në zgjedhje

0
124

Pak ditë më parë, ministrja e Arsimit  Besa Shahini nxori një urdhër sipas të cilit ndalohet pjesëmarrja e drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar në forume partiake, por ky urdhër nuk vlen për Mallakastrën, aty ku drejtoresha shkollash të mesme janë edhe komisionere edhe vëzhguese të PS në zgjedhje.

Përmes një denoncimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Ndriçim Mehmeti shprehet se, për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, partia është më e rëndësishme se shteti.

Postimi i plote

Më datë 28 janar 2020, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nxori një urdhër, që ndalon përfshirjen e drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar në forumet e partive politike.Por qeveria e Edi Ramës ka treguar që partia është më e rëndësishme se shteti. Në Mallakastër, urdhri i Ministres së Arsimit është sfiduar nga dy drejtoresha, anëtare të kryesisë së PS lokale atje. Të dyja këto, Etilda Dishaj dhe Lindita Ymeri, njihen edhe si komisionere dhe vezhguese të PS në zgjedhje. Fatkeqësisht, dëmi më i madh që PS i ka bërë arsimit parauniversitar është politizimi i thellë i mësueve, duke i detyruar, në masë, të jenë përfaqësues të PS si numërues, komisionerë apo vëzhgues në proceset zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here