Del video/ I dështuar në luftën kundër krimit!! Largimi tij, garanci për luftë të vërtetë ndaj krimit…

0
158

“Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij.” Kështu deklaron nënkryetari i PD-së Edmond Spaho teksa komenton nismën e fundit të kryeministrit Ant-KÇK.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka publikuar një video ku kryeministri në një prej studio televizive deklaronte se opozita vazhdon këmbëngul në të njëjtin gabim “krimi, krimi, droga, droga, …”.

Sipas Spahos është vetë Rama që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.

Postimi i plotë:

Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.

Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!
#shqiptaretduanndryshim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here