Audi A3 përmbyset në mënyrë të papritur në rrugë…

0
176

Një Audi A3 e drejtuar nga një qytetar shqiptar është përmbysur mbrëmjen e së shtunës në Asti të Italisë, në rrugën Duca d’Aosta.

Mbetet ende për t’u kuptuar nëse incidenti erdhi për shkak të ndonjë problemi të papritur shëndetësor apo nëse 30-vjeçari në timon, rezident në Shqipëri, ishte nën efektin e alkoolit apo drogës.

E sigurt është dinamika e incidentit: makina e shqiptarit u kthye përmbys pasi goditi anësoret e dy makinave të tjera të parkuara në rrugën me një drejtim.

Drejtuesi u transportua në urgjencë, por ende nuk ka njoftime për gjendjen e tij shëndetësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here