Manjani shpërthen ndaj Ramës: Shpikja e KÇK dhe OFeLi është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë së vet…

0
103

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjet shkruan se shpikja e KÇK dhe OFeLi është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë së vet për punët që nuk bën ose i bën keq.

Sipas Manjanit, Kryeministri që akoma nuk ka shkarkuar kryetarët e bashkive Bulqizë, Librazhd etj, të kapur në flagrancë në shkelje të ligjit, po lufton krimin e organizuar.

“Rama ka si detyrë si shkarkojë e tja lërë në dorë drejtësisë. Në daç të vërë syze në daç vetrata në sy, duhet thjesht t’i shkarkojë që të ngjallë sadopak besim”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Ky (Kryeministri) që akoma nuk ka shkarkuar kryetarët e bashkive Bulqizë, Librazhd etj, të kapur në flagrancë në shkelje të ligjit, po lufton krimin e organizuar.

Kaq detyrë ka! Ti shkarkojë e tja lërë në dorë drejtësisë. Në daç të vërë syze në daç vetrata në sy, duhet thjesht t’i shkarkojë që të ngjallë sadopak besim.

Por nuk e bën.

Veç me punën e vet për të cilën mori vota e ende merr rrogën nuk merret. Merret me punët e gjithë të tjerëve. S’le gjë pa thënë për punët e tjerëve, por të vetat nuk ndihet.

Shpikja e KÇK dhe OFeLi është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë së vet për punët që nuk bën ose i bën keq.

Në pastë njeri që e ha, ti bëjë mirë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here