Shqipëria nuk do të qaj pas derës së BE-së!! Pollo-Ramës: Bën të fortin, por…

0
125

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo në një postim në Facebook ka komentuar intervistën e kryeministrit Rama të dhënë për ‘Francë24’, në të cilën ai thekson se “Shqipëria nuk do të qaj pas derës së BE-së’.

Por në reagimin e tij, ish-kreu i Komisionit të Medias, ka theksuar se Rama mund të kishte deklaruar se do përmbushë kushtet e Bundestagut dhe do të lejojë të behën zgjedhje parlamentare pas miratimit të Reformës Zgjedhore.

Postimi i Pollos:

Fare mirë mund të kishte thënë se “do të përmbush kushtet e Bundestagut si p.sh do të bëj zgjedhje parlamentare mbas miratimit të reformës zgjedhore; do të çoj për ndjekje penale ofiqarë rilindistë që kanë vjedhur votata etj, etj.

Jo vetëm se i shërbejnë vendit por edhe se çelin portën e Bashkimit Europian”. Nuk e thotë këtë por bën të fortin.

Mbas përfshirjes së qeverisë në korrupsion të lartë e krim të organizuar arroganca me “nuk qaj tek dera jote” e vështirëson më tej integrimin europian të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here