Iva Tiço jep lajmin ‘e madh’: Gjeta burrë gjerman, e vetmja gjë që më ka prishur është…

0
106

Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer për herë të parë se nuk është më ‘single’. E ftuar në emisionin Wake Up ka thënë se e ka gjetur dashurinë e jetës.

Iva, e etiketuar si “gazetarja single” foli për dashurinë dhe burrin, i cili i ka rrëmbyer zemrën. Ajo u shpreh se jo më kot ka pritur deri tani, pasi donte që të vinte i duhuri dhe dashuria e tyre të niste nga fluturat në stomak, të cilat mund të përfundojnë me një unazë diamanti në gisht.

“Mua dhe familja ime më ka luftuar, më thonë se ti Iva e do shumë veten.

E kam nënvizuar në libër të qënit singël. E kam nënvizuar në libër të qenit single më kanë thënë që s’është vetëm për to, por në këtë rast ishte për një përkim që libri erdhi në një kohë që unë nuk isha më single të them të drejtën. Kështu që, e dija kur e botova, mendoj njësoj ndaj edhe fundi i filmit më pëlqeu që martesa, dashuria e madhe por libri ishte arritje”, u shpreh Iva Tiço.

A e ka gjetur Iva dashurinë? Si erdhi në këtë fazë të jetës?

Iva Tiço: Po, e prisja, më gjeti shumë të përgatitur, ajo që dija ishte mos u dorëzo, mos u sistemo, por prit fluturat në stomak, ose prit të duhurit. Fluturat në stomak ekzistojnë që c’ke me të, unë atë po prisja ndaj nuk u sistemova gjithë këto vite, për të gjetur të duhurin. është sigurisht një copës ëndërr, ndaj skam pasur asnjëherë frikën e mamave që po më ikën mosha se kam pasur gjithnjë diçka të qartë në mendjen time se do takoja njeriun e duhur dhe kur ai vjen ti nuk duhet të bësh asgjë.

Nga e kemi dhëndrin? A ka përplasje kulturash?

Iva Tiço: Dhëndrin e kemi nga Gjermania. Nuk ndihet përplasje kulturash sepse është ajo që kur vjen i duhuri ty nuk të prish asnjë punë, e vetmja gjë që më ka prishur, problem që më ka shkaktuar është se më ka bërë rrëmujë në shtëpi se është projektuar për një njeri dhe s’ka vend për shumë rroba. Mua nuk më ka ndryshuar asgjë nga jeta e librit.

Do ketë një libër tjetër për veten po me një status tjetër?

Iva Tiço: Shpresoj shumë që të ketë një libër tjetër. Në këtë rast kam arritur një ëndërr të madhe, të kem një libër me emrin tim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here