“Gjuha e Ramës ndaj Kosovës, jokorrekte”, zv.kryeministri i Kurtit: Dështimi i negociatave të mos i faturohet Kosovës

0
123

Zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi në një intervistë për emisionin “Ballkan”, e ka cilësuar si kapriço politike gjuhën dhe padinë e Ramës ndaj Haradinajt.

“Gjuha të cilën ka përdorur zoti Rama ndaj proceseve dhe individëve në Kosovë është jokorrekte. Ngritja e aktakuzës ndaj Haradinajt si kryeministër i Kosovës është po ashtu një precedent i panevojshëm dhe i pashpjegueshëm. Është një kapricje politike që nuk i nevojitet kombit shqiptar në momentin që jemi por nuk duhet t’i nevojitet në asnjë rast. Përfunimisht mendoj që nisma për mini-Shengenin duke bërë kalkulime të vogla përballë sfidave që Shqipëria ka është po ashtu një tentim i mbulimit të problemeve të vërteta. Dështimi i hapjes së negociatave nga Brukseli nuk duhet t’i faturohet Kosovës në asnjë formë. Lidhja e zotit Rama me individë dhe grupe në Kosovë janë sinonimi i ndarjes, sinomimi i korrigjimit territorial. Përzierja më e madhe ka ndodhur pikërisht me ata që Rama ka treguar një përafrim dhe jo domosdoshmërisht me pjesën e shëndoshë të politikës. Qeveria shqiptare ka gabuar luksin, ky nuk është nacionalizmë”, tha Abazi./abcnews.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here