Cila ka qenë banda më e egër e lidhur direkt me politikën gjatë këtyre 30 viteve?! Habit gazetari…

0
123

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin `Opinion`, për gazetarët e ftuar u bë edhe pyetja se cila kishte qenë banda më e rrezikshme dhe më e sofistikuar e këtyre 30 viteve të fundit në Shqipëri. Sipas gazetarit Poli Hoxha, grupi më i strukturuar, i cili kishte edhe lidhje të fuqishme politike me partinë në pushtet, Partinë Socialiste, deri në kohën që u godit, ishte Banda e Lushnjes me në krye Alfred Shkurtin (Aldo Bare).

Sipas Hoxhës, banda njihej në qytet edhe si “Komisariati nr. 2”, për arsye se kishte një pushtet paralel e madje më të madh edhe se policia.

Ky grup, jo vetëm që ishte shumë i egër e kryente atentate edhe ndaj zyrtarëve të shtetit e policisë duke përdorur shpesh tritolin dhe bombat e telekomanduara, por ishte edhe mjaft i strukturuar edhe me pasuri të patundshme dhe të ardhura të mëdha financiare.

Pika më e fortë e këtij grupi, sipas gazetarit, ishte lidhja me pushtetin dhe politikën e asaj kohe. Poli Hoxha tregoi se ndërkohë që ishte në kërkim, kreu i bandës u fsheh për disa ditë në shtëpinë e një deputeti të PS-së.

Madje fuqia e saj te politika ishte aq e madhe, saqë kanë detyruar grupin parlamentar të PS-së që të mblidhen dhe të diskutojnë për mosgoditjen e tyre, ka nënvizuar Hoxha.

Më pas, sipas tij, Aldo Bare ka ikur në Itali i pajisur më një vizë të marrë nëpërmjet Lidhjes së Shkrimtarëve si `piktor`. Hoxha, i cili e publikoi atëherë këtë skandal, madje tregoi në emision, se në vend që të hetohej mënyra se si një i shumëkërkuar u pajis me vizë me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe arriti të kalojë policinë i qetë në aeroportin e Rinasit, ishte ai që do thirrej në prokurori për të treguar burimin e lajmit që publikoi.

“Pas ‘99-2000, ka filluar konsolidimi i bandave. Nëse e ndajmë në këtë fashë që i vura unë, për mua më e sofistikuara dhe më e egra ka qenë Banda e Lushnjës. Ka qenë gjithmonë një hap përpara këtyre të tjerave. Me lidhje të forta politike, me ndikim në qytet dhe më gjerë. Pastaj si personazh, si legjendë ngelet Gaz Muça, se ishte i pari që bëri emër të madh. Dilte me atë kalin e tij nëpër Tiranë, kurse famën më të madhe e mori në stadiumin e Barit ku ishin grumbulluar mijëra emigrantë shqiptarë, ku mori rolin e një kapoje që vinte rregull. Bandën e Lushnjes, vetëm seriali i Tropojës e konkurron, po ta marrësh për numrin e vrasjeve, të cilat vazhdojnë edhe sot nga të ashtuquajturit “pasardhës” të palëve rivale”, ka treguar ndër të tjera gazetari Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here