Basha sqaron ngjarjen e ndodhur në QS: Punonjësja ishte urdhëruar dhe terrorizuar nga…

0
97

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sqaroi incidentin skandaloz të ndodhur një ditë më parë në Qytet Studenti, ku ai nuk u lejua të takohej me studentët, ndërsa u denoncua nga Bashkia e Tiranës se kishte dhunuar punonjësen dhe ishte futur pa leje në godinë.

Në lidhje me këtë ngjarje, Basha tha se ishte ftuar nga vetë studentët për një takim në godinë dhe për të parë e dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, por sipas tij, një punonjëse e urdhëruar dhe terrorizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, tentoi ta ndalojë që të futej brenda godinës.

Intervista:
Incidenti në QS, cili është komenti juaj?
Basha: Shqiptarët e kuptojnë që kjo nuk është incident, por tregues i zgjedhjes, i vendimeve, me të cilët përballen shqiptarët çdo ditë. Unë kam muaj që luftoj, diku me kamera e diku pa kamera, sepse e shoh si detyrë kryesore të një politikani, që merr përsipër t’i shërbejë popullit. Kam dëgjuar edhe kritika për PD dhe kam mësuar prej tyre. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme. Vendi është në krizë shumë të thellë, duhen dëgjuar njerëzit, sepse nuk mund të zgjidhësh hallet e tyre.

Duhet të kishe marrë leje?

Vetëm rregullore nuk ka, sepse sipas rregullores nuk duhet të ndodhnin, por ndodhin se aty fshihen përfitues të drejtpërdrejtë të lidhur me bashkinë. Aty ka dhe veprimtari të paligjshme, për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet, por tolerohen, sepse kudo ku ka zarar, mbrapa ka një zyrtar që përfiton. Unë isha ftuar nga disa studentë, për të dëgjuar shqetësimet e tyre. U futa në njërën prej dhomave për të parë shqetësimet e tyre. I ftohti ishte i papërballueshëm, veçanërisht në atë godinë, por edhe te të tjerat. Kjo është rruga që kam zgjedhur unë, të dëgjoj shqiptarët dhe t’iu bëj një përfaqësim dinjitoz halleve të tyre. U takova me një përfaqësuese të godinës, që ishte qartësisht e urdhëruar nga dikush tjetër të më ndalonte.

Edhe aty ku kam shkuar gjatë tërmetit, përfaqësuesit e pushtetit diskriminonin familjet, pse kanë pranuar Lulzim Bashën, edhe kur isha aty për të carë ndonjë hall e për t’i ndihmuar sadopak. Ata iu bënin presion familjeve, e kemi me raste konkrete të dokumentuar. Kështu ka degjeneruar qeverisja. Shqiptarët i trajton si skllevër. Kjo nuk është një situatë që meritojnë shqiptarët. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë qenë pas ngjarjes së djeshme, së pari i them çdo shqiptari që askush s’do më pengojë për të dëgjuar hallet tuaja.

Bashkia ju akuzon për dhunë…
Po lëri ato, janë mashtrime të një mashtruesi patologjik. E patë vetë videon. Rruga që ka zgjedhur mashtruesi, ka mbaruar.
Është shoë mediatik. Autori i këtyre mashtrimeve është pseudo-kryebashkiaku i Tiranës dhe Edi Rama. Ne do vijojmë të dëgjojmë njerëzit, të prekim hallet e tyre dhe të mundohemi t’iu japim zgjidhje. Nëse vazhdojmë kështu si jemi deri sot, kriza do rëndohet keq e më keq. Nuk ka asnjë shpresë, që gjërat të bëhen mirë krejt papritur. Unë po përpiqem të sjell një model të ri, të të dëgjuarit të njerëzve.

Detyra jonë e parë është të jemi me njerëzit. I them çdo shqiptari, që pajtohet apo jo me mua, unë do bëj gjithçka që t’i dëgjoj. Ndërsa, këtyre që bëjnë skena të tilla, jo asaj zonjës së shkretë në fjalë, që ishte terrorizuar, iu them t’i vënë gishtin kokës dhe çdo punonjësi të ligjit, nga policët te nëpunësit, të çlirohen nga frika, se çdo intimidim apo kërcënim për t’i përdorur, do të ketë përgjigje më të merituar me ardhjen e PD në pushtet. Terrorizuesit e punonjësve do të mbajnë përgjegjësi, asgjë nuk do të harrohet dhe as do të falet./News 24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here