Zëri i Amerikës ‘jehonë’ naftëtarëve: Prej katër muajsh pa paga, punëtorët e rafinerisë në Ballsh ngrihen në protestë

0
122

Disa qindra punëtorë të Rafinerisë së Naftës në Ballsh i janë rikthyer protestave duke kërkuar pagat që nuk i kanë marrë prej 4 muajsh dhe rikthimin e uzinës në punë. Brunilda Jahaj, Shefe Sigurimit Teknik, tha se uzina ka edhe mjaft probleme të sigurisë dhe autoritete duhet të ndërhyjnë. Përfaqësuesit e Kompanisë “Tosk Energji” që administron Uzinën nuk kanë dhënë deri tani asnjë deklarim.

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh e ndërpreu aktivitetin në fundshtatorin e vitit të shkuar duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë. Përfaqësuesit e uzinës e lidhën ndërprerjen e aktivitetit me mungesën e naftës bruto që sigurohej nga kompania “Bankers Petrolium”, ndërkohë që sindikatat kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën.

Kompania e prodhimit të naftës bruto “Bankers Petroleum” tha atëherë përmes një njoftimi për shtyp se “Tosk Energji”, kompania që menaxhon rafinerinë e Ballshit, “nuk kishte arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për 2019”. Sipas Bankers, palët kishin rënë dakord që “Tosk Energji “ të garantonte pagesat përmes një letër krediti, por nga shtatori i vitit të shkuar letërkrediti për të vijuar operacionet tregëtare mes dy kompanive nuk ishte siguruar dhe Bankers ndërpreu furnizimin me naftë bruto për uzinën.

Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit. Kompania “Tosk Energji” u themelua në Shqipëri në vitin 2015 me pronarë që mbulohen nga një kompani guackë, e regjistruara në Zvicër. Administrimi nga Tosk Energji i Uzinës erdhi pas largimit te një kompanie tjetër te quajtur IRTC, e cila la pas dhjetëra milionë euro borxhe sidomos në institucione publike dhe paga të prapambetura. / Voa/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here