Takimi me ambasadoren e SHBA, Basha: Do keni plot lajme…

0
109

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadoren e re të SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Takimi është zhvilluar në selinë e PD-së. Pas takimit Basha është shprehur për gazetarët se ka qenë një ditë shumë e ngjeshur me zhvillime shumë të rëndësishme.

‘Takime dhe një axhendë shumë e ngjeshur e Partisë Demokratike. Do të ju mbaj të informuar për gjithçka’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët për takimin e pritshëm me aleatët që do të propozojnë edhe koalicionin, Basha deklaroi se gjithçka po bëhet për një rrugë shprese për të gjithë shqiptarët.

‘Ju siguroj se dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, zhvillime.

Por për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet, po bëhet për një qëllim që shkon përtej PD-së dhe opozitës, qëllimit për ti dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza.

Në këtë kuptim jam shumë i inkurajuar nga takimet e sotme dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar’, tha kreu i opozitës Lulzim Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here