Punëtorët e rafinerisë së Ballshit kanë bllokuar prej orësh uzinën: Gjithë natën do qëndrojmë, duam pagat

0
105

Punëtorët e uzinës së Ballshit paralajmërojnë se do të qëndrojnë gjithë natën me turne deri në momentin që ndaj tyre do të ofrohet një zgjidhje, ndërsa kanë bllokuar sipas tyre rreth 6 autobote që kishin hyrë brenda uzinës për tu ngarkuar me squfur.

“Kanë filluar duke iu prerë rrymën elektrike, nuk kemi bukë të hamë, ka filluar duke folur për KÇK, ne nuk ikim nga këtu dhe autobotet nuk do ti lejojmë të dalin nga uzina”, tha njëri nga banorët.

“Nuk mund të largohen në asnjë mënyrë punonjësit e rafinerisë së Mallakastrës sepse kanë 6 muaj pa marrë pagat, duhet të ushqjmë familjet. Ne po kërkojmë bukë. Protestojmë prej vitesh nuk na është ofruar asnjë zgjidhje. 5 muaj rresht që nuk po paguhemi dhe nuk po kuptojmë asgjë. Edhe jut ë jeni në vendin tonë do të ngriheni, kjo nuk është protestë, po kërkojmë atë që na takon. Ose ta zgjidhë shteti këtë çështje ose ta dimë edhe ne që uzina e Ballshit nuk funksionon më.”, tha një tjetër punëtor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here