Prezantimi i OFL, Braimllari: Në krye të KÇK është Rama…

0
108

Pas prezantimit të bujshem nga kreu i qeverisë të OFL, një strkturë policore e drejtuar nga qeveria, ka reaguar Sekretari i Pergjithshëm i LSI Endrit Braimllari.

“Sot “KÇK” nuk ka ndonjë ndryshim se në krye të “KÇK” është Edi Rama, është po ai që shkatërroi vendin, është po ai që urdhëroi kanabizimin e vendit, forcoi grupet kriminale dhe e zhyti vendin në pasiguri dhe krim.
Nuk mundet “KÇK” e Sandrit, në atë kohë këshilltar i sigurise në Kryeministri sot Ministri më i paaftë në historinë e Shqipërisë, të luftoj krimin”, shkruan Braimllari në një shenim në facebook.

Ja postimi i plotë:

Prezantohet me të madhe në opinionin publik njësia speciale kundër “KÇK” njësoj siç prezantohej vite më para “Policia që duam”.
Atëhere flitej për zbatim ligji, per luftën kundër krimit të organizuar njësoj si tani, vetem me një ndryshim në emertim.
“Policia që duam” perfundoi e tera ne rrjetin e pergjimeve të partnerëve, ku drejtues të lartë policie me suportin e drejtpërdrejtë të qeverisë jo vetëm bënin trafik droge por edhe numëronin në terren rrenjet e hashashit.
Policia që duam sherbente për të arrestuar qytetarë të pafajshem, të varfër dhe nga ana tjetër drejtuesit e policisë vazhdonin me bekimin e qeverisë, trafikun e drogës për të mbushur Europën me drogë dhe krim duke e vendos Shqiperinë lajmin kryesor në Europë.

Sot “KÇK” nuk ka ndonjë ndryshim se në krye të “KÇK” është Edi Rama, është po ai që shkatërroi vendin, është po ai që urdhëroi kanabizimin e vendit, forcoi grupet kriminale dhe e zhyti vendin në pasiguri dhe krim.
Nuk mundet “KÇK” e Sandrit, në atë kohë këshilltar i sigurise në Kryeministri sot Ministri më i paaftë në historinë e Shqipërisë, të luftoj krimin.
Të gjithë: Kryeministri, Ministra, Kryetar Bashkie jane pjesë e “KÇK” që në një drejtësi të pavarur duhet të hetohen nga SPAK dhe jo nga struktura speciale e Edi Ramës.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here