Qeveria miraton paketën “anti-KÇK”/ Bardhi: Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj…

0
107

Qeveria miratoi sot paketën “anti-KÇK” dhe ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Lajmin e konfirmoi kryeministri me anë të një statusi në Twitter. Pas “cicërimës” së Ramës, doli në një konferencë për mediat Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Duke prezantuar paketën u shpreh: “Akti thelbësor i paketës Anti-KÇK është akt normativ që hyn në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grupe të strukturuara kriminale”.

“Vendimet e miratuara sjellin ndryshime në ligjin antimafia, të policisë së shtetit dhe të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara dhe në Kodin Penal. Akti normativ i miratuar do i japë SPAK e policisë mjetet ligjore për të luftuar krimin e organizuar”, deklaroi ministrja.

“Pjesë e paketës AntiKÇK janë dhe ata që ndonëse të akuzuar që nuk u dënuan kurrë. Barra e provës u takon atyre për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë”, shtoi.

Në daljen për mediat, ministrja Etilda Gjonaj u shpreh se do të konfiskohen nga shteti edhe transaksionet që i kanë kaluar palës së tretë.

Reagimi i PD

Lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave reagoi dhe Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se “që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane”.

“Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. ‘AntiKÇK’ ka për të dështuar, siç dështoi ‘Forca e ligjit’, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar.  Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, u shpreh Bardhi në një reagim në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here