Futet me pistoletë në lokal, prag tragjedie në Tiranë…

0
90

Një sherr për qiranë e lokalit për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi.

Burime nga policia thanë se kanë vënë në pranga një person, i cili ka hyrë me një pistoletë në një lokal, pas sherrit me qiradhënësen e lokalit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën ‘Spiro Çipi’, një shtetas kishte hyrë me armë zjarri dhe po kërcënonte për motive të dobëta një shtetase, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap shtetasi i lartpërmendur.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, e cila është dërguar në laboratorin kriminalistik, për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here