Edhe në Ballsh ‘plas’ protesta/ Katër muaj pa rroga, po vuajmë për bukën e gojës…

0
107

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme dhe shprehen se nuk kanë marrë prej katër mujash rrogat. Ata kërkojnë një zgjidhje nga shteti dhe theksojnë se kompania duhet që t’u japë sqarime.

Kemi katër muaj po na gënjejnë për rrogat, jo sot jo nesër”, u shpreh një naftëtar. Ndërsa një tjetër u shpreh se naftëtarët po vuajnë për bukën e gojës.

Këtu janë mbledhur njerëz hallexhinj, për bukën e gojës, na lënë në mes të rrugës, i bëjmë thirrje qeverisë që popullit të Mallakastrës t’i japë një zgjidhje.

Shteti ta detyrojë atë të firmës që të na vijë të na japë sqarime. I bëj thirrje qeverisë që të ngrihemi sërish ta kërkojmë të drejtën tonë. Edhe sindikatën na e varrosën”, u shpreh një nga naftëtarët.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji”, është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here