Hajdari çudit me kërkesën në Kuvend, i drejtohet Ballës: Pse nuk e….Ti doje të dilje heroi??

0
128

Nënkryetari i Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës diskutimi mbi ligjin Anti-Shpifje, ku kërkoi që të shtyhet deri me datën 21 Mars, pas raportit të Komisionit të Venecias.

Por kjo shtyrje e Ballës për Paketën Anti-Shpifje la të habitur opozitën, të cilët ishin përgatitur për të folur në lidhje me dekretin e Presidentit ditën e sotme.

Deputetja e djathtë Rudina Hajdari pas përfundimit të fjalës së Ballës, u shpreh e indinjuar se pse ky i fundit kërkoi shtyrjen e kësaj pakete, pasi sipas saj kërkoi që të dilte vetë heroi, ndërkohë që nuk e  diskutoi me asnjë koleg të opozitës.

Hajdari: Balla duhet që ta kishte diskutuar me opozën parlamentare. Balla duhet ta kishte biseduar me mua, ne duhet të kishim rënë dakord nëse duhet shtyrë apo jo. Eshte hera e disate që ju hidhni poshte dekretin e presidentit. Ti doje të dilje heroi.

Balla: Ndihem i befasuar nga qeëndrimi i opozites parlamentare. Nuk ka lidhje me dekretin e Presidentit të Republikës. Po presim raportin e  Komisionit të Venecias. Ligji që kemi bërë është shumë i mirë, kam besim se Komisioni i Venecias do ta çertifikojë. Nuk ka nevoje ketu me per diskutime, ka nevoje për gjithë pranime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here