“Së shpejti….. zgjedhje”/ Ish-deputeti publikon videon! KONKLUZIONI? Çunat duhet të punojnë…

0
111

Ish-deputei demokrat Gent Strazimi ka publikuar materialin e televizionit shtetëror Italian RAI 3  që bëhej fjalë për parcelat e mbjella me lëndë narkotike në Shqipëri.

RAI 3 prezantoi një reportazh ku tregonte se në Shqipëri kultivimi i kanabisit ka njohur rritje nga viti në vit.

Sipas Strazimirit, raporti është ende konfidencial dhe i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane dhe në pamjet e marra nga ajri.

Ish-deputeti i PD-së në fund të postimit nxjerr konkluzionin se “po afrohen zgjedhjet dhe çunat duhet të punojnë”.

Reagimi i Strazimirit:

SË SHPEJTI paskemi … “ZGJEDHJE” !!!

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.

Përmban:

– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,

– farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,

Si dhe…

… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”???!!!

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

KONKLUZIONI?

Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”!

KAQË!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here