Paloka nuk ‘përmbahet’ ndaj Ramës: Hileqar dhe i shpifur! Po përdor fatkeqësinë e shqiptarëve për interesat…

0
106

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, e cilësoi Kryeministrin Edi Rama një hileqar të vogël dhe të shpifur. Në një postim në rrjet, Paloka shkruan se Rama po shfrytëzon fatkeqësinë që iu ra shqiptarëve për interesat e tij.

“I vetmi me të cilin puthej Rama ishte Vuçiç. Ramën as e ftonin dhe as takonte ndonjë personalitet. Jo vetëm kaq, po mos hapja e negociatave është shoqëruar me kushte të rënda për qeverinë e tij, kushte që praktikisht çojnë në largimin e Rames nga pushteti.

Por prej disa ditësh Rama po zhvillon disa takime bilaterale, të cilat sigurisht po lancohen e propagandohen sa munden nga zyrat e tij të propagandës”, shkruan Paloka.

Fakti është që si hilacak i vogël, Rama po përdor fatkeqesinë e shqiptarëve, tërmetin e 26 nëntorit, për të rregulluar artificialisht, jo marrëdhëniet, por imazhin e tij në këtë aspekt.

Në emër të dhimbjes së shqiptarëve, Rama ju ka kërkuar e po takon disa nga personalitetet e politikës evropiane dhe kjo është hilja e parë po më e vogla e tij.

Sigurisht, ata nuk mund ti kundërshtojnë takimet e kryeministrit të një vendi në fatkeqësi që shkon “per të kërkuar ndihmë””, shkruan Paloka.

Postimi nga Edi Paloka

Rama, ky hileqar i vogel dhe i shpifur!

Si po e perdor fatkeqesine qe ju ra shqiptareve, per interesat e tij.

Prej kohesh Ramen as nuk e ftonin e as nuk e takonte ndonje personalitet i politikes evropiane. I vetmi me te cilin “puthej” ishte Vucic.

Jo vetem kaq, po mos hapja e negociatave eshte shoqeruar me kushte te renda per qeverine e tij, kushte qe praktikisht cojne ne largimin e Rames nga pushteti.

Por prej disa ditesh Rama po zhvillon disa takime bilaterale te cilat sigurisht po lancohen e propagandohen sa munden nga zyrat e tij te propagandes.

Fakti eshte qe si hilacak i vogel, Rama po perdor fatkeqesine e shqiptareve, termetin e 26 nentorit, per te rregulluar artificialisht , jo marrdheniet, por imazhin e tij ne kete aspekt.
Ne emer te dhimbjes se shqiptareve, Rama ju ka kerkuar e po takon disa nga personalitetet e politikes evropiane dhe kjo eshte hilja e pare po me e vogla e tij. Sigurisht, ata nuk mund ti kundershtojne takimet kryeministrit te nje vendi ne fatkeqesi qe shkon “per te kerkuar ndihme”…

Cfare eshte me e keqja , lidhet me qendrimet e tij pas takimeve, si ne rastin e kancelares Merkel. Megjithese kancelarja u shpreh qarte ne konference per qendrimet e saj, Rama perpiqet me hile prej shpifaraku, te krijoje idene se ai ka marre mbeshtetje per gjithe qendrimet e tij.

Flagrant eshte rasti me sulmin ndaj Haradinajt per te ashtuquajturin “minishengen”.

Po ku eshte hilja e Rames?

Rama nuk deklaroi direkt se kishte diskutuar me kancelaren per kete ceshtje, sepse atehere do pergenjeshtrohej dhe do demaskohej si mashtrues ( sic ka ndodhur ne fakt ne raste te tjera ) por futi ne mes hilen…

Duke sulmuar Haradinajn menjehere pas takimit me Merkel, hilacaku perpiqet te krijoje idene e rreme se kjo ceshtje eshte diskutuar dhe ai jo vetem ka marre mbeshtetje per planin e Vucicit, po kjo ka damkosur dhe Haradinajn… Te njejten loje bente dikur me ndarjen e Kosoves, idene tjeter te Vucicit qe propagandohej ne shqip nga Rama dhe lakejt e tij e qe sot e mohon teresisht .

Ketij monstre nuk i mjafton qe eshte kthyer ne fatkeqesine me te madhe te shqiptareve, po vazhdon ti shfrytezoj dhimbjet e tyre per interesat e tij antishqiptare!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here