Është 12 fishuar kultivimi i hashashit- thotë RAI 3/ Shpërthen Manjani: Kurrë mos ja pafshin hajrin!

0
125

Nga Ylli Manjani

Është 12 fishuar kultivimi i hashashit- thotë RAI 3.

Asnjë çudi nuk është!

Për aq kohë sa ekonomia e këtij vendi matet ende me investimet e huaja të para 10 apo 15 viteve më parë, remitancat kanë rënë, puna është e vështirë për tu gjetur, pagat nuk janë rritur që kur smbahet mend, pa dyshim që njerëzit do mbjellin hashash.

Me hashash financohet edhe fukarallëku në rritje, por edhe kullafikimi i qyteteve dhe koncensionimi i pasurisë publike. Me ç’farë tjetër?!

Me hashash vihet në gjumë shoqëria, politika dhe media.

Gjumë i ëmbël na qoftë!

Të paktën kemi ende internet e antenë sateliti që të informohemi nga jashtë se ç’bëhet në vendin ku jetojmë e ku s’pipëtin njeri…!

Sidoqoftë, këtë damkën e drogës nuk ja kishim borxh Rilindjes, me thënë të drejtën!

Kurrë mos ja pafshin hajrin!

P.S. Hidhni në gjyq edhe RAI 3 tani! Se fajin e kanë gjithmonë ata që flasin…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here