Ekstradohet edhe ‘gylenisti’ tjetër?! OKB paralajmëron: Po monitorojmë nga afër procesin gjyqësor

0
110

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar për rastin e shtetasit turk, Selami Simsek, i cili ka kërkuar azil në Shqipëri.

OKB, ka bërë me dije se po e mban nën monitorim rastin, teksa familjarët e Shimshek kanë kërkuar pranë kësaj organizate që ta regjistrojnë si çështje të të drejtave të njeriut.

Selami Shimshek u ndalua në Rinas gjatë kohës kur po tentonte të largohej nga vendi ynë me një vizë kanadeze të falsifikuar. Sipas prokurorisë Shimshek ka paguar 5 mijë euro në tregun e zi. Bashkë me të, u prangos edhe bashkatdhetari i tij Harun Çelik. 42-vjeçari Çelik u deportua drejt Turqisë më 1 janar viti nga autoritetet shqiptare, me një procedurë që ende është e paqartë, ndërsa avokatët kanë kërkuar nga Policia e Shtetit informacion zyrtar, raporton Abc News.

Çelik konsiderohet si mbështetës i lëvizjes Gyleniste, që është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

Nuk dihet nëse Shimshek do të ketë të njëjtin fat si Çelik, i cili u deportua me procedura urgjente drejt vendit të tij.

Selami Simsek në gjyq:

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here