Gazetari kritika Bashës: Ka detyrim të shpjegojë përse u tërhoq nga rruga që nisi, opozita e tij favorizon Ramën!

0
132

 

 

Gazetari Ylli Rakipi ka qenë mjaft  i ashpër me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën. Në një intervistë për Mirela Milorin në Abc News, Rakipi tha se Basha nuk u ka shpjeguar akoma shqiptarëve përse e la në mes aksionin politik që nisi.
Ai deklaroi se mënyra se si bën opozitë Basha, shkon në favor të kryeministrit Rama dhe regjimit që ai ka instaluar në Shqipëri.

Opozita shqiptare një vit më parë iu largua institucioneve, e ekstremizoi aksionin e vet politik, deri tek bojkoti i zgjedhjeve, me idenë që ky pushtet ishte kthyer në një regjim që vidhte votat. Opozita ngriti në këmbë shqiptarët dhe i vuri përballë regjimit. Por, ashtu siç mbarojnë telenovelat, në verë, kryetari i opozitës e kyçi procesin, u zhvesh me rroba banje dhe tha do të kthehemi në shtator. Tashmë vijon të vërtitet, pa u shpjeguar shqiptarëve, përse ajo që ai nisi, mbeti në mes. Përse u largua opozita nga parlamenti dhe përse nuk hyri në zgjedhje?

Duke e lënë procesin në gjysmë, është njëlloj si të nxjerrësh shigjetën nga harku, të qëllosh dhe pastaj t’i dalësh vet shigjetës përpara, duke kryer vetëvrasje.

Shqiptarët sot nuk kanë asnjë shpjegim dhe këtë duhet ta bëjë kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Përse doli nga parlamenti, përse nuk u fut në zgjedhje dhe në fund përse u zbyth? Zhgënjimi është aq i madh, sa avionët janë tejmbushur me njerëz që largohen dhe largohet ajo pjesë e popullit që kërkon ndryshimin“, u shpreh Rakpi.

Rakipi tha se opozita i trembet forcave të reja politike që mund të krijohen.

E ka asgjësuar Edi Rama opozitën? Lulzim Basha thotë jo.  Që të vendosësh regjimin, duhet të asgjësosh opozitën.  Në favor të Ramës shkon opozita që bëjnë këta.

Shqipëria ka nevojë për një opozitë të rëndësishme përballë një regjimi. A i plotëson Basha këto? Duhen bërë pyetje të rëndësishme edhe liderit historik të partisë, për atë që ai bëri në vitin 2013.

Nëse do të ndërrojmë të ndenjurat e Edi Ramës, me të ndenjurat e Lulzim Bashës, kjo është e thjeshtë, kjo ka 30 vjet që ndodh, por shqiptarët kërkojnë ndryshim. Populli tani ka ikur, ka ngelur vetëm Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta që e kanë lënë si noter dhe kaq është Shqipëria.

Forcat politike duhet të hapin sistemin, në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin dhe të zgjidhen.
Ka ndodhur një zbythje e kryetarit të opozitës që nuk del më në asnjë televizion, flet vetëm në rrjetet sociale dhe  i thotë njerëzve mos ikni.
Opozita duhet të bëjë këto llogari. Ose të bëjë opozitë, ose të mos jetë më, përse ka frikë që të ketë një opozitë tjetër?“, tha Rakipi.

Gazetari Rakipi u shpreh gjithashtu se opozita nuk e mund dot Ramën me propagandë, në fushën e tij, ku kryeministri shkëlqen.

Nëse mundohesh ta mundësh Ramën me propagandë, është ë pamundur, Ai është i zoti në këtë fushë, vesh poturet dhe të mund.
Nëse Rama fiton zgjedhjet e vitit 2021, largohet Basha nga PD? Se ai mund të thotë i vodhën prapë zgjedhjet.

E di cfarë është kryetari i opozitës? Njeriu numër dy i vendit, që merr dhe ai benefitet e veta. Thotë, ika tek oligarku Papuli, sepse mu plasarit shtëpia. Basha thotë të rri këtu si numri dy, pozicioni ku ai ndodhet është shumë i lakmueshëm“, u shpreh Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here