“Nuk i kemi fëmijët sardele, ti shtypim”, qindra nxënës, mësues dhe prindër dalin në protestë…

0
74

Dhjetra nxënës dhe mësues të fshatit Darzezë në Fier prej dy ditësh kanë bojkotuar mësimin, ndërsa sot kanë dalë në rrugë për të protestuar. Shkak për këtë është bërë prishja e shkollës në këtë fshat, me pretendimin se kishte pësuar dëme nga tërmeti, dhe nevoja për ti çuar nxënësit në Topojë.

Sipas prindërve janë rreth 100 fëmijë të arsimit 9-vjeçar të cilët udhëtojnë në kushte ç’njerëzore, pasi mjetet e vendosura nga ana e Bashkisësë Fierit nuk kanë kushtet minimale për të garantuar transportin e sigurtë të tyre.

Prindërit shprehen se mjetet janë të vegjël, pa ngrohje dhe fëmijëve 6-vjeçarë iu duhet të qendrojnë në këmbë, për një distancë që shkon deri në 40 kilometra, vajtje ardhje.

Kjo situatë vijon që prej 10 Dhjetorit të vitit të kaluar, kur Bashkia e Fierit vendosi shembjen e shkollës, ndërkohë që ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e godinës së re.

Një prej prindërve, gjatë një komunikimi me Fax Neës u shpreh se bojkoti do të vijojë, sa kohë që fëmijëve të tyre nuk iu ofrohen kushte normale për transportin.

“Nuk po i kërkojmë avion Bashkisë që të çojmë fëmijët në shkollë, po i kërkojmë dy autobusë që të kenë kushtet normale. Janë 40 kilometra vajtje ardhje, ku fëmijët nuk kanë vend që të ulen dhe qendrojnë në këmbë.

Autobusi nuk ka ngrohje, nuk mund të qendrojnë fëmijët 6-vjeçare në këmbë. Nuk ka nisur ende rikosntruksioni i shkollës, as nuk na pyetën fare se e prishën natën. Ne nuk i kemi fëmijët dele që ti fusin aty si sardele, me ndihmën e medias shpresojmë që ky problem të zgjidhet”, shprehet njëri prej prindërve, ndërsa të njëjtin shqetësim ndajnë edhe banorë të tjerë të Darzezës.

Derimë tani Bashkia e Fierit nuk ka pasur asnjë reagim për këtë problematikë, ndërkohë që pasojat bienë mbi fëmijët, të cilët tashmë prej dy ditësh nuk marrin orët e mësimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here