“Revoltë mediatike”/ KiE ‘presion’ Edi Ramës

0
112

Qeveria ka përgatitur të ashtuquajturën paketa antishpifje, e cila ndryshon ligjin për mediat audiovizive në Shqipëri duke vendosur sanksione për lajmet e pavërteta dhe shpifjet. Ky ligj më së shumti prek mediat ‘online’, të cilat aktualisht në pjesën dërmuese të tyre janë në të zezë. Sipas draftit, portalet duhet të njoftojnë dhe të paraqesin lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive. Por kjo paketë nuk është kundërshtuar vetëm nga organizata të ndryshme dhe opozita, por edhe nga ndërkombëtarët. Këtë e ka risjellur edhe njëherë në vëmendje i madhi Bujar Kapexhiu. Ai ka goditur sërish me karikaturën e tij ku tregon se: ‘ KiE i ushtron presion duke e kapur për fyti kryeministrin Edi Rama, për të ndryshuar ligjin për mediat’.

Si mendoni ju a do të tërhiqet Rama dhe të ndryshojë ligjin?!

 

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here