Demonstrata e heshtur në Shkodër/ Fillimi i demokracisë, tortuarat dhe dënime…Martini: Hetuesi tani është prokuror që del edhe në televizor, quhet…

0
93

Emisioni Fokus në Fax News me gazetarin Robert Papa ka trajtuar mbrëmjen e sotme datën e 14 Janarit, ditë kur nisi demonstrate e heshtur në Shkodër, ku foli edhe një nga protagonistët e saj, Viktor Martini.

Ai tregon momentet e fillimit të demokracisë në Shqipëri, tortuarat dhe dënimet që ka kaluar si edhe mesazhe të freskëta dhe të qarta për klaën politike shqiptare.

“Ngjarjet që ndodhën në Europë e elektrizuan mbarë popullin, dhe sigurisht Shkodrës i takonte për të hapur këtë demostratë anti-diktaturë. Disa prej protagonistëve që organizuan demonstratën u arrestuan me 13 Janar. S’kishte ndonjë organizim të theksuar, këta që secili në vete lëshuan alarmin prej injorancës, ndërsa zv.ministri që erdhi në Shkodër kishte ardhur me qëllim për ta shtypur këtë demonstratë. Një natë më parë më arrestuan mua, vëllain dhe shumë të tjerë. Disa mendonin që isha organizatori, më bënë tortura, isha karbonizuar komplet në trup dhe asgjë nuk di. Mbaj mend që hetuesi tani është prokuror, një Lame, Lame sikur i thonë që del edhe në televizor.

Një djalë i ri më qëllonte më këpucë që se harroj kurrë. I them, hej djalosh, më godit edhe nga ana tjetër, sepse e kam këmbë druri këtë që po qëllon sepse kisha protezë, dhe ai u habit. Nuk kam punë me sambistin, sikur ta shikoja këtu në Amerikë do e takoja dhe do i jepja edhe një drekë e ti thoja se ti nuk ke faj, fajin e ka diktatura. Pas 5 ditësh popullin e Shkodrës filluan t’i marrin nëpër qeli i mbanin dhe i nxirrnin e kështu me radhë. Pas 5 ditësh më dërguan në spitalin e Ministrisë së Brendshme, aty në fakt nuk na trajtuan keq, dhe kuptuam se çështja jonë nuk është më për arrest.

Pas disa ditësh na morën me ambulancë dhe na nisën për në spitalin e Elbasanit. Sa u futëm brenda na kapën si me na kap dreqi në dorë dhe na futën shiringat. Pak isha besimtar në atë kohë, nisa të them punën e pendimit që e japin katolikët para vdekjes, por u shtrëngova dhe mendova të mos bëhem qesharak. Pastaj pyetëm pse na mbani këtu jashtë çdo regulloreje. Më tha mjeku se është urdhër i ministrisë. Ju i thashë që keni bluzën e bardhë lejoni që institucionet shëndetësore të kthehen në izolim për persona që nuk janë dakort me ligjet e diktaturës? Ngriti supet e tha, ju jap fjalën se do ju liroj. Kontaktoj gruan dhe i tregoj që më kanë liruar, pas 4 ditësh na liruan dhe qeshi gruaja se ishte data 1 prill dhe më tha mos je duke më gënjyer se është dita e rrenave.

Nikolin Thana, Dedë Kasneci, Kolec Lubina, jemi disa prej atyre që u liruam. Ky i fundit është për t’u përmendur e vlerësuar, sepse të atin e kishte pasur anëtar partie por ai vetë e kishte kuptuar se çfarë ishte diktatura dhe kishte dalë kundër saj.

Populli ynë është përqëndruar, jo komunist, jo ballist, iku ajo kohë për të diskutuar këtë gjë. Diktatorët dolën pa u lag, nuk dhanë asnjë llogari, por kush ua dha këtë mundësi, Satelitët e Ramiz Alisë. E keqja është se pse kaq e maskuar kjo ngjarje, ju e mbani mend besoj grevën me 21 shtaor të 1991 nuk fshihen këto data. Satelitet e Ramiz Alisë me shokë nuk duan me fillu me datat tona, por duan të nxjerrin në televizor aty ku kanë filluar vetë, por më vjen keq për popullin shqiptar se i hëngrën vetë këta satelitë. Këta ishin mikrobet dhe mbeten ato që i udhëheqën drejt greminës qytetarët shqiptar. Nuk i them demokraci ku dy partimotra po mundem të them njëra e kuqe dhe tjetra krejt e kuqe grinden me njëra-tjetrin. Demokraci është vendi ku luftohet përmes parlamentit, të kacafytesh me kundështarët se çfarë kërkon për popullin që përfaqëson”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here