“Nuk përjashtohet ndryshimi i sistemit”/ Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik: Duhen lista të hapura…

0
101

Në fund të mbledhje se Këshillit Politik mes të gjitha palëve politike për Reformën Zgjedhore, deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari, tha se në tryezë nuk është përjashtuar mundësia e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“U diskutua fakti që roli jonë kyc në këtë tryezë tregon se ne do vazhdojmë të japim kontributin tonë dhe komisioni do vazhdojë e do ketë rolin e saj lidhur me rolin që çdo përfaqësues ka në atë komision. Për ne është e rëndësishme që produkti final duhet të jetë një produkt që të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të përfshijë sa më shumë aktorë politikë.

Është një marrëveshje që duhet të ndodhë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, duke iu dhënë shans shqiptarëve të kenë lista të hapura, që ata të votojnë ata që duan, dhe për t’u hequr pak pushtetin krerëve të partive. Mendoj që hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive. Takimi ishte i suksesshëm, përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë. Ju garantoj që tani e tutje do vazhdojmë të takohemi, mbase edhe përditë, pasi duhet bërë një punë shumë intensive”, tha Hajdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here