Vetëm 44 vjeçe dhe pret fëmijën e 22-të, nëna britanike: Kam shumë energji!

0
119

Ajo tashmë njihet si super mamaja britanike. Kjo për faktin se është brë e njohur nëpërmjte mediave, ku ka prezantuar në një foto familjen e saj të madhe, ndërkohë që ka njoftuar se është sërish 26 javëshe shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të 22-të.

Bëhet fjalë për Sue Radford, gruan 44 vjeçare dhe burri i saj Noel, 48 vjeç. Ata banojnë në Morecambe, Lancashire. Për famën e saj ndikoi një një video, të cilën e publikuan në në YouTube, ku shfaqeshin në disa momente me fëmijët e tyre. Kjo video u pa në një kohë shumë të shkurtër nga rreth 96,500 persona.

Ajo tha se ndihet “me të vërtetë e shëndetshme” përkundër faktit se ka një ‘makth’ lidhur me zhvillimin e placentë anteriale. Placenta është e vendosur në pjesën e përparme të mitrës, kështu që ndjesitë e lëvizjeve të gjymtyrëve të vegjël të foshnjës mund të mos ndjehen shumë.

“Ndihem vërtet e shëndetshme. Kam shumë energji. Nuk kam ndjerë ndonjë dhimbje të madhe në shpinë, që nuk e kam ndjerë me fëmijët e tjerë”, deklaroi Sue Radford në një prononcim për Daily Mail.

Emrat e fëmijëve dhe vjeçët përkatës:

Sophie, 25 vjeç,

Chloe, 23 vjeç,

Jack, 22 vjeç,

Daniel, 20 vjeç,

Luke, 18 vjeç,

Millie, 17 vjeç,

Katie, 16 vjeç,

James, 15 vjeç,

Ellie, 14 vjeç,

Aimee, 13 vjeç,

Josh, 12 vjeç,

Max, 11 vjeç,

Tillie, 9 vjeç,

Oscar, 7 vjeç,

Casper, 6 vjeç,

Hallie, 4 vjeç,

Phoebe, 3 vjeç,

Archie, 18 muajsh,

Bonnie, tetë muajsh, ndërsa dy fëmijët e tjerë ende nuk i ka bërë publikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here