Ju kujtohet filmi kur armiqtë festonin bashkë Krishtlindjen?

0
92
Nga Agim Xhafka 

Sot në jetën shqiptare u shpërndanë dy lajme.

1- Në vitin 2100 në vendin tonë do të jetojnë 500 mijë persona, ngaqë emigracioni nuk po njeh ulje, por rritje. Madje po largohen edhe pjesëtarë të shtresës së mesme, ata që kanë një rrogë relativisht të mirë dhe që ia arrijnë të bëjnë një jetë normale.

Por nuk e lëvizi njeri qerpikun nga kjo gjëmë. Nuk u shqetësua askush. Kafet mbushur plot, indiferenca në kulm. A thua se po bëhej fjalë për ndonjë ngastër toke në Antarktidë e jo për vatrën tonë ku kemi lerë.

2- Fill pas kësaj u lëshua me zë dhe figurë lajmi se dy perfaqësues të opozitës u ulën në tavolinë për rregullimin e kodit zgjedhor sipas rekomandimeve të ODIHR. Nuk u mbush sekonda dhe nisi furia e sharjeve, fyerjeve, memeve, kërcënimeve e më pas u nxorën nga arkiva qëndrimet, premtimet, betimet e Lulzim Bashës duke u parë qartë një moskoherencë e tij. E këtu ndali rrebeshi. U stakua te pérfundimi se kryetari i PD rren, mashtron, madje nuk qenë pak ata që e quajtën tradhtar, pazarxhi,të shitur.

I solla dy faktet se ato lidhen mes tyre. Një shtet me grindje, konflikt, ku vidhet vota dhe pushteti sjell pasiguri e frikë, si rrjedhojë anëtarët e shoqërisë vrapojnë nëpër glob për jetë më të mirë, për të ardhura më shumë, për kujdes shëndetësor e arsimim cilësor.

Ndaj ulja e opozitës me pozitën për kodin zgjedhor duhej të ishte një ngjarje e gëzueshme, sinjal se politika iu kthye logjikës, dialogut, marrëveshjeve, mirëkuptimit.

Sa e mësova, m’u kujtua një film i hershëm. Që bënte fjalë për luftë mes dy ushtrive të forta në Evropë. Por një mëngjes, që përkonte me Krishtlindjen, dikush nga ushtarët ngriti një shami të bardhë. Sinjal që kërkonte armëpushim atë ditë. Nga pala tjetër erdhi përgjigja shpejt. U ngrit flamur i bardhë edhe andej. Më pas dolën të dy ushtritë nga llogoret, u takuan në fushë të hapur me armiqtë, hapën shampanjat dhe uruan njëri-tjetrin, u përqafuan dhe festuan deri në agim.

Takimi për krijimin e tavolinës zgjedhore është një zgjidhje e ngërçit. Të gjatë e të lodhshëm, që e drobiti vendin, që e sakatoi ekonominë. Pérfshihen në dialog ata brenda parlamentit, por edhe ata jashtë. Thirren ekspertë ndérkombëtarë, bëhet gati ligji dhe nis gara. Nuk duket askund pazar, sherr, tradhti. Shoh më në fund pérgjegjësi. E kur këtë po e realizon klasa jonë politike, më vjen mirë. Po krijohet klima që stopon ikjen, eksodin. Besoj se shpejt do kemi lajm të ri: Në vitin 2100 Shqipëria do të ketë mbi 5 milionë shqiptarë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here