Ishte e vetme në banesë, gruaja digjet si pasojë e flakëve në Himarë

0
143

Një e moshuar ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në fshatin Kallarat të Himarës, si pasojë e një zjarri që ka rënë në banesën e saj.

Burime bëjnë me dije se gruaja që ka humbur jetën ka qenë 85-vjeç dhe jetonte e vetme në banesë në momentin kur ka rënë zjarri, pasi fëmijët e saj gjendeshin në punë.

Pavarësisht përpjekjeve të fqinjëve, për ti ardhur në ndihmë, reagimi ka qenë i vonë, dhe kjo ka bërë që e moshuara të humbasë jetën.

Policia po vijon hetimet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa paraprakisht thuhet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Zjarrfikësja nuk ka shkuar dot në vendngjarje, pasi banesa ndodhet disa orë larg stacionit më të afërt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here