“Shqipëria në shënjestër nga Irani”, gjenerali amerikan jep alarmin: Kanë aftësi mjaft të sofistikuara…

0
99

‘Çdo mik i SHBA, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit’. Gjenerali amerikan Michael Barbero, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë, Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

Pyetje: Mund të jetë Shqipëria shënjestër për Iranin në të ardhmen?

Michael Barbero: Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike.

Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here