Në siklet për shkak të paditurisë Rama shastis OSBE-në, flet përçart dhe jep një përgjigje klishe…

0
103

Menjëherë pas marrjes së kryesimit të OSBE-së, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Rama u pyet për shumë çështje, mes të cilave edhe për Krimenë nga një gazetar ukrainas, i cili i tha Ramë se “kur keni paraqitur prioritetet ju nuk përmendët çështjen e pushtimit të Krimesë nga Rusia”.

Kryeministri Rama, u përgjigj, se nuk i takon si kryesues i OSBE, të flasë për këtë çështje.

Si kryesuesi i OSBE, unë nuk dua të shpreh qëndrime, pikëpamje, mendime të cilat mund të jenë të natyrshme, kur flas si kryeministër i Shqipërisë. Në këtë pozitë që jam, kjo nuk do të jetë e mundur. Si kryetar i OSBE, detyra ime është që të nxis dialogun“, u shpreh Rama.

Por një tjetër pyetje i erdhi kryeministrit për këtë çështje, nga gazetari Albert Otti, i cili u shpreh mjaft i habitur se si Edi Rama nuk e përmend Krimenë, kur paraardhësi i tij në detyrë, një vit më parë e ka përmendur këtë çështje të nxehtë.

Zoti kryeministër, dua të vazhdoj me çështjen e Krimesë. A e kuptova saktë se në kryesimin tuaj, Krimeja nuk duhet të përmendet? A mund ta shpjegoni pak, sepse një vit më parë paraardhësi juaj e përmendi Krimenë. Jam pak i habitur..”, u shpreh gazetari.

Rama, dukshëm në siklet, për shkak të paditurisë së tij, për qëndrimet e paraardhësit të tij në OSBE, filloi të flasë thuajse përçart dhe dha një përgjigje klishe. Kryeministri i mëshoi faktit se nuk do të jetë i hapur për këtë çështje dhe në fund të fjalës i uroi edhe fat vetes, me gjasë pasi e kishte kuptuar se kryesimi i OSBE, nuk ngjan aspak me konferencat për shtyp të dirigjuara nga Fuga, ku gazetarët telendisen dhe intimidohen sipas dëshirës së liderit dhe se duhet të ulë kokën dhe të lexojë edhe çfarë kanë thënë paraardhësit në këtë detyrë, për të mos u gjendur në situata të tilla.

Nëse nuk do të jeni të habitur, ne nuk do të kishim kryesimin e OSBE. Duhet të shohim të gjitha mënyrat e mundshme për ti sjellë palët pranë njëra tjetrës. Si kryeministrër dhe qeveri, kemi qenë të hapur. Si kryesues i OSBE nuk dëshiroj të jem kaq i hapur. Unë jam këtu që të zgjidh probleme. I uroj fat vetes!”, tha Rama në përgjigjen e tij ,pa ndonjë përgjigje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here