Denoncim i fortë nga ish-deputeti: Nënkampion bote i ndotjes urbane! Tirana më e ndotur se Shangai i Kinës…

0
115

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ka denoncuar nëpërmjet një shënimi në facebook, ndotjen e madhe që po përjeton Tirana, duke e cilësuar si kryeqytetin më të ndotur në Evropë, në mos edhe një ndër më të ndoturit në botë.

‘Tirana, kryeqyteti me i ndotur i Evropës dhe nje nder qytetet më të ndotura te botes! Ne vitin 2019, Tirana u ngjit edhe me 16 shkallë me lart krahasuar me 2018 per nga shkalla e ndotjes mjedisore. Per vitin 2019, Tirana eshte kampione e ndotjes urbane mes kryeqyteteve të Evropës, me nje index ndotje prej 82.83 Ajo ndodhet afer zones se medaljeve te ndotjes edhe ne shkalle boterore. Por nje qytet tjeter shqiptar që fillon po me “T” eshte tashmë nenkampion bote i ndotjes urbane per vitin 2019 .

Ky qytet eshte Tetova i cili renditet qyteti i dyte me i ndotur ne bote pas qytetit Açra te Ganes qe mban vendin e pare.. Tirana eshte me e ndotur se Bangalore e Indisë, Shanghai i Kines, Aleksandria e Egjiptit… Qytete si Londra dhe Nju Jork, te cilet cilet kane popullsi reth 20 here me shume se Tirana, jane dy here me pak te ndotur se ajo. Transporti i dobet urban, ngerci dhe bllokimi i trafikut, mos riciklimi dhe djegia e plehrave dhe betonizimi i pandalshëm cilesohen shkaktare te kesaj katastrofe… Vitin 2019 u mbyll me treguesin 82.83 te ndotjes, po ku jemi tani ne fillim janari 2020? Mjerisht ndodhemi ne 85.69 duke u ngjitur keshtu akoma me lart ne shkallaren e ndotjes dhe të uljes se cilesise se jetes.’- shkruan Panariti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here