A po na lë shëndenë parku i Ministrisë së Brendshme? Çfarë paralajmëron historiani…?? Denoncim i fortë

0
232

A po na lë shëndenë parku i Ministrisë së Brendshme? Kjo është pyetja që shtron ish-kreu i Arkivës dhe historiani, Kastriot Dervishi.

Ai ka publikuar një foto të parkut të Ministrisë së Brendshme dhe denoncon se ky park është në ditët e fundit të tij.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Dervishi shkruan se kanë dalë zëra që thonë se ky institucion do të zhvendoset në Mullet, për shkak të “ankesave” nga banorët për zhurmën e krijuar.

Historiani shprehet se e gjithë kjo po bëhet që në këtë truall të ndërtohen pallate.

Kastrioti thekson se zyrtarët e “ndjeshëm” ndaj zhurmave mund ta linin truallin për ndërtimin e Arkivit të Sistemit të Ministrisë së Brendshme, gjë e cila do të eleminonte zhurmat e krijuara nga makinat.

Sipas tij, zyrtarët më shumë janë të angazhuar për betonizimin e Tiranës, sesa për ndërtimin e institucioneve të domosdoshme për shtetin.

Reagimi i plotë:

A po na lë shëndenë parku i Ministrisë së Brendshme?
Ditët e fundit, nga parku i makinave të MB-së kanë dalë zëra jo të klasifikuara sekret shtetëror (???) se ky institucion do të zhvendoset në Mullet sepse paska “ankesa” nga banorët për zhurmën e krijuar. Besohet se destinacioni i ri i truallit do të jetë ndërtimi i pallateve. Këta zyrtarët e ndjeshëm ndaj “zhurmave”, mund ta linin truallin për ndërtimin e Arkivit të Sistemit të MB-së dhe potere motorrike nuk do kishte. Kaq të shqetësuar janë për betonimin e Tiranës dhe aspak për ndërtimin e institucioneve të domosdoshne për shtetin. Jam kureshtar me çfarë akti do ta përligjin këtë dorëzim te privati. Do ia kalojnë bashkisë e kjo më pas privatit?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here