Donald Trump paralajmëron Iranin: Nuk duam ta përdorim ushtrinë! Ju e dini si e eliminuam përbindëshin e ISIS

0
85

Presidenti i SHBA, Donald Trump, paralajmëroi Iranin të heqë dorë nga sulmet terroriste, duke i kujtuar edhe njëherë se Amerika ka fuqinë ushtarake më të fortë në botë.

 

Në fjalën e tij, në një konferencë për shtyp pas sulmit të Iranit ndaj dy bazave ushtarake amerikane, Trump kujtoi se si forcat e ushtrisë së SHBA shkatërruan 100% ISIS dhe eliminuan kreun e organizatës terroriste, Al Bagdat.

“Ne nuk duam ta përdorim ushtrinë, edhe pse e kemi aq të madhe. Forca ushtarake amerikane është më e mira kundër terrorist. Ne shkatërruam 100% të ISIS, vramë liderin e tij, Al Bagdad. Ai ishte një përbindësh. Dhjetëra-mijëra luftëtarë të ISIS janë vrarë. ISIS është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë bashkë për këto prioritet.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti i SHBA, Donald Turmp, i përcolli një mesazh popullit të Iranit, duke iu thënë “Ne duam që ju të keni një të ardhme të madhe, që e meritoni. Me prosperitet, me harmoni, me vendet e botës. SHBA janë gati të punojnë për paqen me të gjithë ata që e pranojnë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here